Transpaletat LINDE të serisë CiTi One janë ideale për dorëzime të shpejta të mallrave në kamion. Ato garantojnë proçese efiçente edhe në rrugë apo trotuare që janë të ngushta dhe me sipërfaqe të parregullt. Kjo realizohet falë rrotave dhe trasmesionit të transpaletës. Rrotat e ngarkesës rrotullohen ndërsa rrota me motor të integruar ka një përmasë të madhe. Kjo bën që transpaleta të përdoret edhe kur trotuaret janë të larta. Këto transpaleta mund të menaxhohen pa sforcim fizik sepse operatori i tij i kryen të gjitha komandat dhe frenimin me anë të një leve kontrolli të quajtur EasyControl. Transpaleta është e pajisur me fren parkimi që pengon lëvizjet e padëshiruara të ngarkesës. Transpaletat LINDE të serisë CiTi One mund të ngrenë dhe transportojnë ngarkesa me peshë deri në 500 kg.

Transpaletat LINDE të serisë CiTi one ofrohet në modelin e mëposhtëm: 

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes Shpejtësia e lëvizjes me/ pa ngarkesë 
CiTi one 0.5 (t) 125 (mm) 4.5 / 6 (km/h)

Aksesorët opsional

Bateritë 

Bateritë janë të prodhuara me teknologjitë inovative Nickel- Cadmium ose Nickel- Metal hydride. Kapaciteti i baterive është nga 5 deri në 15 Ah. Me këto bateri transpaleta mund të përdoret deri në 2 orë me një karikim. 

Karkiuesit e baterive

Zgjidhja standarte për karikimin e transpaletave LINDE të serisë CiTi one është një karkues i jashtëm (110/220 V) me një amper. Si opsion mund të ofrohen edhe karikues më të shpejtë me intesitet korrenti 3 amper.