Trans-Stivuesit LINDE të serisë ML 10 dhe MM 10 janë jashtzakonisht të përshtatshëm për përpunimin e ngarkesave. Psh mund të përdoren si platforma ngritëse për marrjen e mallrave të ndryshme, mund të transportojnë mallra me peshë të vogël, etj. Gjatë marrjes së porosive operatori e ngre plaatformën në një lartësi të përshtatshme me qëllim që të mbrojë shtyllën kurrizore nga ngritja e ngarkesave. Gjatë transportit të ngarkesave një ngritje iniciale e rrit pak hapësirën e ngarkesës nga toka me qëllim që lëvizja të bëhet më e sigurtë. Për këtë arsye parregullsia e rampave ku lëvizin këto mjete nuk përbën më ndonjë problem. Gjithashtu është e rëndësishme që tek këto mjete disponohet një lartësi e ndryshme për ngritjen e paletave. Mjetet janë të pajisura me fren parkimi, për të bërë të mundur mosrreshqitjen e padëshiruar të tyre. Duart e operatorit mbrohen nga vetë forma që ka timoni i mjetit. Me anë të këtyre mjeteve mund të përpunohen ngarkesa me peshë deri në 1000 kg.
Aksesorët opsional
Rrota drejtuese të prodhuara me materiale të ndryshme
LINDE ofron rrota drejtuese të profilizuara dhe me material që garanton mos rrëshqitjen në terrene me lagështi.
Lartësi të ndryshme të kollonës ngritëse
Janë të disponueshme kollona me lartësi të ndryshme ngritje për të dy versionet e këtyre trans-stivuesve, në varësi të kërkesës së klientit. Kjo bën të mundur që këto mjete të përshtaten shumë mirë për aplikimet që kërkon klienti.
Shpejtësi rrëshitëse
Shpejtësia e moderuar (shpejtësia rrëshqitëse) lehtëson manovrat në hapësirat apo në korsitë e ngushta.