Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serisë L14 - L20 ofrohen në modelet e mëposhtëme.
Modeli | Kapaciteti ngritës | Lartësia e ngritjes | Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) | Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë |
---|---|---|---|---|
L14 | 1.4 (t) | 2844 (mm) | 24 / 250 (Li-ION 205/410 Ah) (V)/(Ah) | 6 / 6 (km/h) |
L16 | 1.6 (t) | 2844 (mm) | 24 / 250 (Li-ION 205/410 Ah) (V)/(Ah) | 6 / 6 (km/h) |
L20 | 2.0 (t) | 2684 (mm) | 24 / 375 (V)/(Ah) | 6 / 6 (km/h) |
Aksesorët opsional
Ngritja iniciale
Ngitja iniciale është proçesi i ngritjes pak nga toka e pirunëve të mjetit, me anë të një komande të veçantë, për të garantuar që mjeti të lëvizë edhe në terrene jo tërësisht të sheshta. Kur aktivizohet ngritja iniciale, ngrihen veteëm pirunët e suportit.
Mbrojtja nga temperatura e ulët
Nëse mjetet do të përdoren në ambiente të ftohta ose dhe në ambiente frigoriferike, atëhere LINDE ofron opsionin e mbrojtjes nga temperatura e ulët, për deri në -35ᵒC.
Telajot për mbështetjen e ngarkesave
Telajot për mbështetjen e ngarkesave garantojnë stabilitetin e ngarkesës kur ajo ngrihet lart për t'u stivuar në rafte.
Amplifikimi i shpejtësisë së ngritjes së ngarkesës
Nëse kërkohet një shpejtësi më e madhe në ngritjen e ngarkesave gjatë stivimit të mallrave në raftet përkatëse mund të shtohet opsioni i amplifikimit të shpejtësisë së ngritjes. Në këtë rast shpejtësia e ngritjes së mallit rritet me 40%.
Ndërrimi anësor i baterisë
Për përdorimin me më shumë se 1 turn të mjetit, në mënyrë të vazhdueshme, nevojitet një bateri rezervë. Ndërrimi i baterisë në këtë opsion bëhet shpejt dhe thjeshtë sepse bateria qëndron mbi disa rrula ndaj dhe rrëshqet menjëherë jashtë nga sporteli anësor.
Lartësi fleksibël e kollonës ngritëse
Për të menaxhuar operacione të ndryshme, klienti mund të përzgjedh kollonë standarte, kollonë dublex ose kollonë tripleks.
Rrotat e ngarkesës, dopio
Nëse terreni i lëvizjes së ketyre mjeteve nuk është i rregullt atëherë rekomandohet të montohen rrota dopio në anën e ngarkesës. Këto rrota janë të përshtatshme edhe kur mjeti transporton mallra në distanca të mëdha ose në rastet kur kushtet e punëj janë ekstreme.