Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serisë L14 – L16 AS AP/AS janë të disponueshme në dy versione standart, ndaj dhe klientët kanë mundësinë e zgjedhjes në përshtatje me ambientet e tyre të punës. Versioni SP e ka platformën e qëndrimit të operatorit fikse, ndërsa versioni AP e ka platformën të përkulshme. Të dy versionet e patformave mund të kombinohen me versionet e ndryshme të mjeteve sipas kërkesës së klientit. Falë motorit tre-fazor me fuqi 3 kW këto mjete arrijnë të lëvizin me shpejtësi 10 km/orë pavarësisht nga pesha e ngarkesës që transportojnë. Servo timoni bën të mundur manovrimin e mjeteve me efektivitet më të lartë.

Aksesorët opsional

Rrota drejtuese të prodhuara me materiale të ndryshme

LINDE ofron rrota drejtuese të prodhuara me materiale të ndryshme, në varësi të kushteve të punës së klientit. Rrotat drejtuese mund të ofrohen prej materiali polyurethane që nuk le gjurmë në dyshemetë me ngjyra të çelëta ose dhe që janë të përshtatshme për në ambientet me shumë lagështirë. 

Ndërrimi anësor i baterisë

Për përdorimin me më shumë se 1 turn të mjetit, në mënyrë të vazhdueshme, nevojitet një bateri rezervë. Ndërrimi i baterisë në këtë opsion bëhet shpejt dhe thjeshtë sepse bateria qëndron mbi disa rrula ndaj dhe rrëshqet menjëherë jashtë nga sporteli anësor. 

Mbrojtja nga temperatura e ulët

Nëse mjetet do të përdoren në ambiente të ftohta ose dhe në ambiente frigoriferike, atëhere LINDE ofron opsionin e mbrojtjes nga temperatura e ulët, për deri në -35ᵒC.

Telajot për mbështetjen e ngarkesave

Telajot për mbështetjen e ngarkesave garantojnë stabilitetin e ngarkesës kur ajo ngrihet lart për t'u stivuar në rafte.

Ngadalësimi i uljes së pirunëve në fund të korsës

Kur pirunët i afrohen fundit të korsës në uljen e ngarkesës, shpejtësia e uljes së ngarkesës zvogëlohet automatikisht. Në këtë mënyrë mallrat ulen në tokë në menyrë delikate.

Mbrojtja e operatorit

Mbrojtësja me plexiglas që instalohet mbron operatorin nga ngarkesat e ndryshme që mund të bien gjatë ngritjes oase gajtë stivimit të mallrave. Kjo mbrojtëse nuk e pengon operatorin të shohë gjatë kryerjes së proçesit.