Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serisë L10 - L12 ofrohen në modelet e mëposhtëme.
Modeli | Kapaciteti ngritës | Lartësia e ngritjes | Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) | Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë |
---|---|---|---|---|
L10 | 1.0 (t) | 2924 (mm) | 24 / 180 (V)/(Ah) | 6 / 6 (km/h) |
L10 ION | 1.0 (t) | 2924 (mm) | 24 / 82 (V)/(Ah) | 6 / 6 (km/h) |
L10B | 1.0 (t) | 1912 (mm) | 24 / 180 (V)/(Ah) | 6 / 6 (km/h) |
L10B ION | 1.0 (t) | 1912 (mm) | 24 / 82 (V)/(Ah) | 6 / 6 (km/h) |
L12 | 1.2 (t) | 2924 (mm) | 24 / 180 (V)/(Ah) | 6 / 6 (km/h) |
L12 ION | 1.2 (t) | 2924 (mm) | 24 / 82 (V)/(Ah) | 6 / 6 (km/h) |
L12i | 1.2 (t) | 2424 (mm) | 24 / 225 (V)/(Ah) | 6 / 6 (km/h) |
Aksesorët opsional
Rrota drejtuese të prodhuara me materiale të ndryshme
LINDE ofron rrota drejtuese të prodhuara me materiale të ndryshme, në varësi të kushteve të punës së klientit. Rrotat drejtuese mund të ofrohen të profilizuara dhe me material gome elastike. Gjithashtu ato mund të ofrohen prej materiali polyurethane që nuk le gjurmë në dyshemetë me ngjyra të çelëta ose dhe që janë të përshtatshme për në ambientet me shumë lagështirë.
Rrotat e ngarkesës të prodhuara me materiale të ndryshme
Edhe rrotat e ngarkesës ofrohen nga LINDE me opsione të ndryshme. Ato janë për rastet kur mjeti është i destinuar të kryej punë të rëndë dhe përdorim intensiv në ambientet ku terreni i punës është me sipërfaqe të parregullt. Gjithashtu këto rrota duhet të përzgjidhen edhe në rastet kur mjeti transporton ngarkesa në distanca të mëdha dhe kur temperaturat e punës janë ekstreme.
Sistem automatik për shtimin e ujit të distiluar në bateritë me acid
Me anë të sistemit të quajtur Aquamatics shtimi i ujit të distiluar në bateritë me acid është i shpejtë dhe i thjeshtë.
Karikues i baterisë me frekuencë të lartë
Karikuesi i baterisë me frekuencë të lartë e realizon proçesin e karikimit të baterisë më shpejt se karikuesit standart. Këto karikues janë gjithashtu edhe 4 deri në 5 herë më të lehtë se karikuesit e zakonshëm. Nga ana tjetër këto karikues garantojnë edhe një jetëgjatësi më të madhe të baterisë për faktin se ato nuk krijojnë nxehtësi gjatë proçesit të karikimit.
Karikues i baterisë i integruar në mjet
Nëse mjeti ka të integruar edhe karikuesin e baterisë, atëherë proçesi i karikimit bëhet më i thjeshtë dhe nuk kërkon një hapësirë të veçantë në ambientet e punës.
Mbrojtja nga temperatura e ulët
Nëse mjetet do të përdoren në ambiente të ftohta ose dhe në ambiente frigoriferike, atëhere LINDE ofron opsionin e mbrojtjes nga temperatura e ulët, për deri në -35ᵒC
Telajot për mbështetjen e ngarkesave
Telajot për mbështetjen e ngarkesave garantojnë stabilitetin e ngarkesës kur ajo ngrihet lart për t'u stivuar në rafte.
Butoni i shpejtësisë së rrëshqitjes
Në modelet L10 LINDE ofron edhe opsionin e shpejtësisë së rrëshqitjes që do të thotë një shpejtësi e ulët për kryerjen e manovrave në hapësira të ngushta. Kjo realizohet duke shtypur butonin përkatës dhe duke mbajtur timonin në pozicionin vertikal.
Shpejtësi proporcionale
Në modelet L10 LINDE ofron edhe opsionin e shpejtësisë proporcionale. Kjo do të thotë që në varësi të këndit të përkuljes së timonit drejtues përzgjidhet edhe shpejtësia e mjetit. Pra nëse kënd i përkuljes së timonit është i vogël atëherë edhe shpejtësia e lëvizjes është e vogël. Nëse këndi i përkuljes së timonit është i madh atëherë edhe shpejtësia e lëvizje së mjetit është e madhe.