Aksesorët opsional
Mbrojtja nga temperatura e ulët
Nëse mjetet do të përdoren në ambiente të ftohta ose dhe në ambiente frigoriferike, atëhere LINDE ofron opsionin e mbrojtjes nga temperatura e ulët, për deri në -35ᵒC.
Amplifikimi i shpejtësisë së ngritjes së ngarkesës
Nëse kërkohet një shpejtësi më e madhe në ngritjen e ngarkesave gjatë stivimit të mallrave në raftet përkatëse mund të shtohet opsioni i amplifikimit të shpejtësisë së ngritjes. Në këtë rast shpejtësia e ngritjes së mallit rritet me 40%.
Ndërrimi anësor i baterisë
Për përdorimin me më shumë se 1 turn të mjetit, në mënyrë të vazhdueshme, nevojitet një bateri rezervë. Ndërrimi i baterisë në këtë opsion bëhet shpejt dhe thjeshtë sepse bateria qëndron mbi disa rrula ndaj dhe rrëshqet menjëherë jashtë nga sporteli anësor.
Kompartiment për lexuesit e barkodeve apo për pajisje të tjera terminale
Në mjet mund të instalohet një kompariment i gjerë dhe i thellë për të vendosur lexuesit e barkodeve apo dhe pajisje të tjera terminale. Sistemimi i pajisjeve ndihmëse të punës së operatorit, rrit komoditetin e tij dhe për rrjedhojë edhe produktivitetin.
Pjerrësimi i kollonës së mjetit ( +1% deri në -6%)
Funksioni i pjerrësimit të kollonës që ofrohet tek versionet L10/ L12/ L16 AC është thellësisht i rekomanduar për transportin e paletave, bobinave dhe kutive të ndryshme. Pjerrësimi përpara i kollonës ndihmon në kapjen e ngarkesës ndërse pjerrësimi mbrapa (drejt mjetit) ndihmon maksimalisht në transportimin e sigurtë të ngarkesave (ngarkesat nuk rrëshqesin).
Ngadalësimi i uljes së pirunëve në fund të korsës
Kur pirunët i afrohen fundit të korsës në uljen e ngarkesës, shpejtësia e uljes së ngarkesës zvogëlohet automatikisht. Në këtë mënyrë mallrat ulen në tokë në menyrë delikate.