Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serisë D12 S/SF ofrohen në modelet e mëposhtëme.
Modeli | Kapaciteti ngritës | Lartësia e ngritjes | Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) | Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë |
---|---|---|---|---|
D12S | 1.2 / 1.8 (t) | 1724 (mm) | 24 / 345/375 (23/205) (V)/(Ah) | 10 / 10 (km/h) |
D12SF | 1.2 / 1.8 (t) | 1724 (mm) | 24 / 345/375 (23/205) (V)/(Ah) | 10 / 10 (km/h) |
Aksesorët opsional
Ndërrimi anësor i baterisë
Për përdorimin me më shumë se 1 turn të mjetit, në mënyrë të vazhdueshme, nevojitet një bateri rezervë. Ndërrimi i baterisë në këtë opsion bëhet shpejt dhe thjeshtë sepse bateria qëndron mbi disa rrula ndaj dhe rrëshqet menjëherë jashtë nga sporteli anësor.
Sistemi i fiksimit
Në krahun e djathtë të mjetit vendoset një bosht i fiksuar mbi të cilin mund të lidhen aksesorë të ndryshëm që janë pjesë e punës së përditshme. Mbi një bosht të dytë që montohet nga krahu i majtë montohet një llampë ndriçuese që paralamëron praninë e mjetit.
Suporti i bllokut te shënimeve
Suporti i blloqeve që shërbejnë gjatë menaxhimit të proçesit ndihmës në sistemimin e mirë të pajisjeve ndihmëse për operatorin.
Menaxhimi i flotës së mjeteve të përpunimit të ngarkesave
Nga kush operohet mjeti, si përdoret ai? Çfarë aspekti kanë të dhënat e operimit të sejcilit mjet që përpunon ngarkesat? Duke përdorur një kombinim të software dhe hardware, sistemi i menaxhimit të flotës së mjeteve që LINDE instalon, ju garanton përgjigjen e pyetjeve të mësipërme.
Nivelimi i mjetit
Sistemi nivelon mjetin në mënyrë të atillë që lëvizja në terrenet e parregullta të mos destabilizojë transportimin e ngarkesave. Falë këtij sistemi, rrotat qëndrojnë gjithmonë në kontakt me dyshemenë.
Suport për pajisjet e tjera terminale
Një mundësi lidhje me tension 24V është e vendosur në mjet për të bërë të mundur furnizimin me energji të pajisjeve terminale që përdoren në proçesin e punës.