Aksesorët opsional
Ndërrimi anësor i baterisë
Për përdorimin me më shumë se 1 turn të mjetit, në mënyrë të vazhdueshme, nevojitet një bateri rezervë. Ndërrimi i baterisë në këtë opsion bëhet shpejt dhe thjeshtë sepse bateria qëndron mbi disa rrula ndaj dhe rrëshqet menjëherë jashtë nga sporteli anësor.
Sedilje prej lëkure dhe me ngrohje
Sedilja e operatorit prej lëkure që mund të pozicionohet sipas dëshirës së tij dhe sistemi i ngrohjes së sediljes rrisin konfortin e operatorit sidomos në ambiente ku temperatura e ambientit është e ulët.
Nivelimi i mjetit
Sistemi nivelon mjetin në mënyrë të atillë që lëvizja në terrenet e parregullta të mos destabilizojë transportimin e ngarkesave. Falë këtij sistemi, rrotat qëndrojnë gjithmonë në kontakt me dyshemenë.
Menaxhimi i flotës së mjeteve të përpunimit të ngarkesave
Nga kush operohet mjeti, si përdoret ai? Çfarë aspekti kanë të dhënat e operimit të sejcilit mjet që përpunon ngarkesat? Duke përdorur një kombinim të software dhe hardware, sistemi i menaxhimit të flotës së mjeteve që LINDE instalon, ju garanton përgjigjen e pyetjeve të mësipërme.
Funksioni i ngadalësimit të uljes së pinunëve
Pirunët e mjetit fillojnë të frenojnë para se të arrijnë tokën me qëllim që të realizohet një ulje sa më e butë e ngarkesave.
Suport për pajisjet e tjera terminale
Një mundësi lidhje me tension 24V është e vendosur në mjet për të bërë të mundur furnizimin me energji të pajisjeve terminale që përdoren në proçesin e punës.
Llampë ndriçuese, paralajmëruese
Në këto mjete mund të instalohen llampa që paralajmërojnë rrezikun si rezultat e pranisë së tyre në një trajektore të caktuar. Në një ambient pune, ku trajektoret e mjeteve që lëvizin aty mund të kryqëzohen shpesh herë dhe kur fushëpamja për arsye të pranisë së ngarkesave apo rafteve të magazinave, është e kufizuar, këto drita paralajmërojnë prezencën e mjetit.