Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serive D06 dhe D08 ofrohen në modelet e mëposhtëme.
Modeli | Kapaciteti ngritës | Lartësia e ngritjes | Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) | Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë |
---|---|---|---|---|
D06 | 0.6 / 1.0 (t) | 2024 (mm) | 24 / 150 (V)/(Ah) | 6 / 6 (km/h) |
D08 | 0.8 / 1.0 (t) | 2024 (mm) | 24 / 250 (V)/(Ah) | 6 / 6 (km/h) |
Aksesorët opsional
Rrotë drejtuese alternative
Klienti ka mundësi të përzgjedhë opsione të ndryshme të rrotës drejtuese, në varësi të ambientit të punës ku do të operojë trans-stivuesi i paletave. Janë të disponueshme rrota me gomë elastike dhe rrota të profiluara. Gjithashtu rrota drejtuese mund të ofrohet edhe me material polyurethene që nuk lë gjurmë në dyshemetë me ngjyrra të çelura dhe që nuk rrëshqet në ambientet me lagështirë.
Pirunë me përmasa të ndryshme
LINDE ofron pirunë me përmasa të ndryshme për këto trans-stivues të paletave. Përmasat e pirunëve mund të jenë 540 mm ose 560 mm.
Sistem Aquamatics
Për të rimbushur me ujë të distiluar bateritë me acid të mjetit, ofrohet sistemi aquamatics i cili e bën të shpejtë dhe të thjeshtë këtë proçes.
Ndërrimi anësor i baterisë
Për përdorimin me më shumë se 1 turn të mjetit, në mënyrë të vazhdueshme, nevojitet një bateri rezervë. Ndërrimi i baterisë në këtë opsion bëhet shpejt dhe thjeshtë sepse bateria qëndron mbi disa rrula ndaj dhe rrëshqet menjëherë jashtë nga sporteli anësor.
Kollona e mjetit me përmasa të ndryshme
Disa lloje kollonash mund të ofrohen për këtë tip trans-stivuesi paletash. Ato mund të jenë me lartësi 1547 mm, 1724 mm dhe 2024 mm
Karikues i baterisë i integruar në mjet
Bateria mund të karikohet thjeshtësisht vetëm duke instaluar prizën në rrjet falë karikuesit të integruar në këto trans-stivues paletash.
Mbrojtje nga i ftohti
Sistemi i mbrojtjes nga i ftohti garanton funksionim normal të këtyre mjeteve edhe në temperatura të ulëta që shkojnë maksimumi deri në -35ᵒC
Telajot për mbështetjen e ngarkesave
Telajot për mbështetjen e ngarkesave garantojnë stabilitetin e ngarkesës kur ajo ngrihet lart për t'u stivuar në rafte.
Rregullimi i shpejtësisë për siguri
Përkulja proporcionale e timonit garanton edhe shpejtësi proporcionale të levizjes së mjetit. Duke zvogëluar këndin e përkuljes së timonit të mjetit zvogëlohet shpejtësia e lëvizjes.
Rrotat e ngarkesës, dopio
Rrotat e ngarkesës, dopio ofrohen edhe me material polyurethane dhe që mund të lubrifikohen. Kjo bën që rrotat të kenë më shumë stabilitet kur mjeti operon në kushte të vështira, në distanca të gjata dhe në temperatura ekstreme.