Stivuesit e ngarkesave LINDE të serisë R14 - R17 X kanë një dizenjo të jashtëzakonshme, që rrit në mënyrë domethënëse aftësitë operative, konfortin e guidës dhe sigurinë në punë. Këto mjete janë ideale për të përpunuar ngarkesa me peshë deri në 1700 kg në lartësinë deri në 11.5 m në korridoret e ngushta të magazinave. Pozicionimi i baterisë së mjetit poshtë kabinës së operatorit do të thotë që operatori ka dyfishin e hapësirës në kabinë dhe ka një fushëpamje shumë të mirë për lëvizjen dhe për ngritjen ose uljen e ngarkesave. Kjo realizohet falë edhe mënyrës së ndërtimit të kollonës së mjetit. Kollona e mjetit është e fiksuar mbi telaion e tij. Në këtë rast lëvizja e pirunëve realizohet me anë të një karreli të veçantë. Kjo lloj strukture e ndërtimit të mjetit garanton një stabilitet të madh të uljes dhe ngritjes së ngarkesave edhe në lartësi të madhe. Pozicionimi i baterisë bën që qendra e rëndesës së mjetit të jetë shumë poshtë. Dizenjo e veçantë me lëvizjet shumë të shkurtra bëjnë që këto mjete të jenë të shkathta dhe shumë të përshtatshme në korridoret e ngushta të magazinave.

Stivuesit e ngarkesave LINDE të serisë R14 - R17 X ofrohen në modelet e mëposhtëme:

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë 
R14X 1.4 (t) 5655 (mm) 48 / 480 (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R14X HL 1.4 (t) 12755 (mm) 48 / 920/1000 (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R14X High 1.4 (t) 6955 (mm) 48 / 690/750 (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R16X 1.6 (t) 7555 (mm) 48 / 690/750 (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R17X 1.7 (t) 7855 (mm) 48 / 640 (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R17X HD 1.7 (t) 10655 (mm) 48 / 920/1000 (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)

Aksesorët opsional

Pozicionim qëndror automatik i piruneve

Me anë të një butoni, pirunët pozicionohen automatikisht në pozicionin qëndror, për të kryer operacionin e radhës.

Llampë ndriçuese mbi kabinë 

Mjetet mund të pajisen me një llampë ndriçuese e cila bën të mundur realizimin e punës në ambientet e errëta ose dhe natën. Nëpërmjet aktivizimit të saj operatori mund të shohë raftet në lartësi të magazinës dhe mund të kryej punën e tij në mënyrë të sigurtë dhe efektive.

Kontrolli i lëvizjes me një pedale të vetme

Mund të ofrohet edhe mjet që i aktivizohet si lëvizja para ashtu edhe lëvizja mbrapa me një pedale të vetme. 

Menaxhimi i flotës së mjeteve të përpunimit të ngarkesave

Nga kush operohet mjeti, si përdoret ai? Çfarë aspekti kanë të dhënat e operimit të sejcilit mjet që përpunon ngarkesat? Duke përdorur një kombinim të software dhe hardware, sistemi i menaxhimit të flotës së mjeteve që LINDE instalon, ju garanton përgjigjen e pyetjeve të mësipërme.

Opsione të tjera

Për më shumë informacion komunikoni me EMC shpk e cila ju njeh me mjetin në mënyrë shumë më të detajuar.