Order Pickers (mjet për formimin e porosisë) LINDE të serisë N20 LoL, janë të pajisur me një strukturë që ngrihet, me anë të një mekanizmi gërshërë, në lartësinë e duhur me qëllim që vendosja e mallrave mbi paletë të bëhet pa e përkulur trupin. Tek këto mjete mund të ngarkohen dy paleta njëkohësisht. Paleta e parë vendoset mbi mekanizmin që ngrihet në lartësinë e trupit të njeriut, ndërsa paleta e dytë bosh vendoset në mjet vertikalisht në pjesën fundore të tij (afër kollonës). Në këtë mënyrë kur paleta e parë mbushet, ajo ulet, shtyhet në pjesën e parë të pirunëve, ndërsa paleta e dytë shtrihet mbi strukturën që ngrihet për t'u mbushur më tej nga operatori me mallrat që formojnë porosinë. Pra ky mjet është projektuar për të lehtësuar punën e operatorit me qëllim rritjen e efektivitetit në punë. Gjatë proçesit të punës ky mjet mund të komandohet nga të dy anët për lëvizje me shpejtësinë në këmbë me qëllim që operatori nga një raft tek tjetri të lëviz mjetin pa hypur sipër tij. Opsione të shumta, në varësi të nevojave dhe kërkesave të klientëve mund t'i shtohen këtyre mjeteve.

Aksesorët opsional

Menaxhimi i flotës së mjeteve të përpunimit të ngarkesave

Nga kush operohet mjeti, si përdoret ai? Çfarë aspekti kanë të dhënat e operimit të sejcilit mjet që përpunon ngarkesat? Duke përdorur një kombinim të software dhe hardware, sistemi i menaxhimit të flotës së mjeteve që LINDE instalon, ju garanton përgjigjen e pyetjeve të mësipërme.

Ndërrimi anësor i baterisë

Për përdorimin me më shumë se 1 turn të mjetit, në mënyrë të vazhdueshme, nevojitet një bateri rezervë. Ndërrimi i baterisë në këtë opsion bëhet shpejt dhe thjeshtë sepse bateria qëndron mbi disa rrula ndaj dhe rrëshqet menjëherë jashtë nga sporteli anësor. 

Kontrolli këmbësor i mjetit

Mjeti mund të komandohet nga anash për të lëvizur paralel me operatorin me shpejtësinë e këmbësorit. Kjo për faktin se nëse operatorit do t'i duhet të spostohet nga një raft tek tjetri, të cilët janë afër njëri tjetrit, atëherë ai nuk hypën në mjet për ta lëvizur atë por thjesht e sposton atë së bashku me spostimin që bën vetë. 

Opsione të tjera

Për më shumë informacion komunikoni me EMC shpk e cila ju njeh me mjetin në mënyrë shumë më të detajuar.