Order Pickers (mjet për formimin e porosisë) LINDE të serisë N20 C LoL bën të mundur ngritjen dhe transportimin e dy paletave njëkohësisht në një rrugë të vetme, falë pirunëve të gjatë që ata kanë dhe strukturës shtesë që ngrihet. Fillimisht operatori fillon të mbushë një paletë, duke e ngritur atë në lartësinë e dëshiruar ndërkohë që paleta e dytë fiksohet në pirunë me një pajisje të veçantë. Pasi paleta e parë mbushet, atëherë ajo ulet dhe spostohet përpara tek majat e mirunit, për t'i bëtë vend paletës së dytë që të mbushet me mallrat që dihet të krijojnë porosinë. Pra ky mjet është projektuar për të lehtësuar punën e operatorit me qëllim rritjen e efektivitetit në punë. Gjatë proçesit të punës ky mjet mund të komandohet nga të dy anët për lëvizje me shpejtësinë në këmbë me qëllim që operatori nga një raft tek tjetri të lëviz mjetin pa hypur sipër tij. Gjithashtu është edhe opsioni i platformës ngritëse të operatorit për të bërë të mundur marrjen e mallrave që gjenden në nivelin e parë dhe të dytë të rafteve. Ngritja iniciale lejon që këto mjete të mund të lëvizin pa problem edhe në rampat e pjerrëta dhe në terrenet me sipërfaqe të parregullt.

Aksesorët opsional

Menaxhimi i flotës së mjeteve të përpunimit të ngarkesave

Nga kush operohet mjeti, si përdoret ai? Çfarë aspekti kanë të dhënat e operimit të sejcilit mjet që përpunon ngarkesat? Duke përdorur një kombinim të software dhe hardware, sistemi i menaxhimit të flotës së mjeteve që LINDE instalon, ju garanton përgjigjen e pyetjeve të mësipërme.

Llampa ndriçuese LED përpara mjetit

Për nriçimin e ambientit përpara, në drejtimin e lëvizjes montohen dy drita LED të cilat janë të mbrojtura nga uji dhe nga pluhurat.

Platformë e ngritshme e operatorit

Platforma mbi të cilën qëndron operatori i mjetit mund të ngrihet deri në lartësinë 2.8 m. Në këtë mënyrë, për formimin e porosisë, kur mallrat janë në raftet e larta të magazinës (niveli i parë dhe i dytë), ai mund t'i marrë ato pa nevojën e pajisjeve t[ tjera.

Opsione të tjera

Për më shumë informacion komunikoni me EMC shpk e cila ju njeh me mjetin në mënyrë shumë më të detajuar.