Order Pickers (mjet për formimin e porosisë) LINDE të serisë N20 C D janë zgjidhja ideale për të formuar porosinë dhe transportin e sigurtë në magazinat me mallra të ndjeshme ndaj presionit, si psh artikujt ushqimorë. Mund të përdoret për të marrë dy paleta njëherësh, të ndara nga njëra tjetra dhe të vendosura në pozicion vertikal sipër njëra tjetrës me qëllim që ngarkesa që lëvizet të jetë më kompakte. Me dizajnin e strukturës së mjetit garantohet një përdorim shumë i mirë në hapësirat e ngushta të magazinës edhe për ngarkesat me peshë 2000 kg. Përshpejtimi i fuqishëm për arritjen e shpejtësisë së lëvizjes deri në 12 km/orë rrit efektivitetin e punës për formimin sa më parë të një porosie. Servo-kthimi dhe rregullimi automatik i shpejtësisë së lëvizjes në kthesë, garantojnë një siguri të madhe gjatë kryerjes së punës. Në këto mjete i është kushtuar rëndësi e veçantë ambientit të punës së operatorit dhe konformitetit të tij me qëllim zvogëlimin e sforcimeve fizike gjatë një dite pune.

Aksesorët opsional

Menaxhimi i flotës së mjeteve të përpunimit të ngarkesave

Nga kush operohet mjeti, si përdoret ai? Çfarë aspekti kanë të dhënat e operimit të sejcilit mjet që përpunon ngarkesat? Duke përdorur një kombinim të software dhe hardware, sistemi i menaxhimit të flotës së mjeteve që LINDE instalon, ju garanton përgjigjen e pyetjeve të mësipërme.

Llampa ndriçuese LED përpara mjetit

Për nriçimin e ambientit përpara, në drejtimin e lëvizjes montohen dy drita LED të cilat janë të mbrojtura nga uji dhe nga pluhurat.

Opsione të tjera

Për më shumë informacion komunikoni me EMC shpk e cila ju njeh me mjetin në mënyrë shumë më të detajuar.