Forklift (pirunë) elektrik E16- E20 EVO, me 4 rrota, ofrohen në një gamë të gjerë modelesh. Në varësi të kërkesës së klientit, ato mund të ofrohen me bateri me kapacitete të ndryshme, me lartësi të ndryshme ose dhe versione për korsi të ngushta. Gjatë funksionimit ato kryejnë një levizje preçize të mallrave edhe në hapësirat më të ngushta, me një nivel të lartë qëndrueshmërie. Sistemi inovativ i aksit të kthimit të gomave, bën të mundur kthimin e tyre në 175ᵒ, pa dëmtuar shtresën e dyshemesë së ambientit të punës. Këto mjete janë të pajisura me dy elektromotorë të fuqishëm të integruar në aksin e përparëm, të cilët realizojnë një performancë të lartë të lëvizjes. Gjithashtu në këto mjete ndërrimi i baterisë është i lehtë, si rezultat i portës anësore.
E 16 P-20 PHL EVO

Forkliftët (pirunët) elektrik E16- E20 EVO, me 4 rrota, ofrohen në modelet e mëposhtëme: 

Modeli Kapaciteti ngritës Distanca e qendrës së rëndesës  Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) Gjerësia e korsisë me palete 800x1200 
E16P 1.6 (t) 500 (mm) 48/575/625 [48/335] (V)/(Ah) 3479 (mm)
E16PH 1.6 (t) 500 (mm) 48 / 700/775 (V)/(Ah) 3528 (mm)
E18PH 1.8 (t) 500 (mm) 48 / 700/775 (V)/(Ah) 3533 (mm)
E20PH 2.0 (t) 500 (mm) 48 / 700/775 (V)/(Ah) 3537 (mm)
E20PHL 2.0 (t) 500 (mm) 48 / 840/930 (V)/(Ah) 3645 (mm)
E20PL 2.0 (t) 500 (mm) 48/690/750 [48/335] (V)/(Ah) 3595 (mm)