Duke përdorur eksluzivisht materialet cilësore të furnizuara nga kompania gjermane HANSA FLEX, teknikët tanë respektojnë deri në detaj të gjitha standartet ndërkombëtare që janë hartuar për këtë qëllim.

Asnjë proçes nuk nënvlerësohet, ndaj dhe cilësia e tubave, të prodhuara nga EMC shpk, është e garantuar.

PRODHIMI I TUBAVE TE PRESIONIT

EMC- Engineering, Maintenance Center shpk realizon asemblimin e tubave të presionit për sistemet hidraulike.     
Në ofiçinën tonë disponohet linja më moderne për asemblimin e tubave.

Ne asemblojmë tuba me diametër të brendshëm deri në  2", pavarësisht llojit të tubit. 

Produktet që përdoren.

TUBAT

Tubat nga diametri Ø 6 mm (1/4") deri në diametrin Ø 51 (2") disponohen në magazinën tonë.    
Tubat që ne disponojmë janë të llojeve të ndryshme duke filluar nga tubat e linjave të thithjes, duke vazhduar me tubat me shtresa poliestre, me shtresa thurje - gërshet prej çeliku, me shtresa thurje spirale, etj
Gjithashtu disponohen tuba termoplastik, tek dhe dopio si dhe tuba për sistemet e grasatimit, tuba nafte për sistemet e ushqimit të mjeteve, etj.

Jo vetëm kaq por disponohen edhe tuba për përdorime në hapësirat e ngushta, kur rrezja e përkuljes së tubit është e vogël.     
Pra ne nuk ju prodhojmë tubin që kemi por atë që ju nevojitet.    
Njohuritë e inxhinjerëve dhe teknikëve tanë për tubat hidraulik janë të detajuara ndaj dhe në të gjitha rastet ata janë të aftë të përzgjedhin tubin e duhur. 

BOKULLAT

Në proçedurën e prodhimit (asemblimit) të tubave të presionit çdo element është i përcaktuar saktë. Ndaj dhe bokullat që presohen janë të përcaktuara.    
Në standartin e HANSA FLEX janë përcaktuar deri në detaj çdo element teknik. Ato janë në formën e tabelave ku bazohen teknikët tanë kur prodhojnë një tub.    
Bokullat që presohen janë për tuba që gërryhen në shtresën e jashtëme të gomës dhe për tuba që nuk gërryhen.
RAKORDET E TUBAVE

Rakordet e tubave hidraulik janë të ndryshëm. Ekzistojnë disa standarte të ndryshme që përdoren në vende të ndryshme.     
Kjo bën që edhe edhe shumëllojshmëria e rakordeve të tubave të jetë e madhe.    
Në magazinën e EMC shpk gjendet 977 lloje rakordesh të tubave hidraulik që u përkasin standarteve dhe përmasave te ndryshme.
Pajisjet për prodhimin e tubave

EMC shpk disponon një linjë moderne për asemblimin e tubave të presionit.     
Eshte e domosdoshme disponimi dhe përdorimi i pajisjeve profesionale në të cilat implementohen të dhëna të përcaktuara, me qëllim që produkti të jetë garantuar.    
Teknikët tanë respektojnë në mënyrë rigoroze të gjitha kërkesat për prodhimin e tubave të asembluar të presionit.     
Prerja, gërryerja, pastrimi, presimi dhe supervizimi janë proçese të domosdoshme që kryhen tek ne ne mënyrën e rekomanduar.
Proçeset e punës

Të gjitha proçeset që kryen tekniku ynë gjatë prodhimit të një tubi presioni janë të përcaktuara dhe të standartizuara. Përcaktimi i gjatësisë, mënyra e prerjes, përmasat e gërryerjes, menyra e pastrimit të tubit nga brenda, përmasat e presimit, etj janë të gjitha të përcaktuara në standartet e HANSA FLEX Teknikët tanë gjatë prodhimit të tubave të presionit iu referohen këtyre të dhënave të cilat tregohen në skedat që i referohen një lloji të caktuar tubi. Ndaj tek ne tubat prihen në mënyrën e duhur, gërryhen në mënyrën e duhur, pastrohen dhe presohen në mënyrën e duhur.

 

Informacioni i përmbledhur jepet në skedat përkatëse

image040

 Teknikët tuaj që operojnë në fushën e mirëmbajtjes dhe të riparimit të makinerive tuaja duhet të jenë të aftë të identifikojnë tubat e presionit.    
Në të njëjtën kohë ata duhet të jenë të aftë të identifikojnë tubat që duhet të ndërrohen përpara se tubat të çahen.    
Kjo aftësi ju ul kostot dhe ju jep mundësinë t'i jepni vlerë parave tuaja.    
Nëse bashkëpunoni me EMC shpk, ne mund t'i trajnojmë teknikët tuaj si për identifikimin e tubave që duhet të ndërrohen ashtu edhe për identifikimin e të dhënave të tubave që duhet të prodhohen.    


Klikoni më poshtë

IDENTIFIKIMI I TUBAVE TE PRESIONIT

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.