Bateria trak | powerpack Li-ION është e ndërtuar me jone litiumi. Ajo është shumë efiçente dhe mund të instalohet edhe në mjetet që më parë ishin të dizenjuara për të përdorur bateritë me acid-plumb. Në këtë rast në mjet nuk kërkohet të bëhen ndërhyrje për të ndryshuar specifikat e tij. Klientët mund të zgjedhin midis baterive 24V, 48V, 80 V në varësi të profilit të punës dhe në varësi të parametrave të mjetit. Sistemi i energjisë gjithmon përmban në vetvete një bateri Li-ION dhe një aparat karikimi. Aparati i veçantë i karikimit siguron që këto bateri të karikohen me efektivitetin maksimal ndërkohë që njëkohësisht promovojnë trajtimin e kujdesshëm të tyre.
Ofrohet një sistem modular i litiumit për mjetet industriale, i përbërë nga një bateri litiumi, një përshtatës dhe një karikues.
Garantohet një zgjidhje perfekte e sistemit për profilin e kërkesave tuaja individuale.
Kostot e këtyre baterive janë optimale dhe janë të planifikueshme.
Garantohet një kthim më i shpejtë i investimit, jetë më e gjatë e shërbimit dhe konsum të ulët të energjisë, pa kosto mirëmbajtjeje.
Zgjidhje më e thjeshtë për zëvendësimin e sistemeve të baterive të prodhuara me teknologjinë me acid- plumb.
Proçeset më efikase dhe produktiviteti i përmirësuar, falë kohës së shkurtër të karikimit dhe disponueshmërisë më të madhe të mjeteve.
Besueshmëri e lartë, falë cilësisë së shkëlqyer të komponentëve të saj.
Mjetet industriale.
Mjetet për përdorim të veçantë.
Mjete bujqësore dhe të ndërtimit.
Mjetet dhe pajisjet e pastrimit.
Platformat ngritëse.
Mjetet për turizëm (kamperat).
Magazinat frigoriferike.
Lokomotivat.
Varkat hibride dhe varkat elektrike.
Misioni ynë
Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës.
Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.