Karikuesit HOPPECKE trak | bloc charger janë gati 85% më efiçent se karikuesit standart të baterive. Me anë të këtyre karikuesëve mund të karikosh bateritë e prodhuara me teknologjinë AGM brenda 10 orëve. Këto karikues janë një zgjidhje optimale, ekonomike dhe e besueshme, veçanërisht për mjetet industriale me përmasa më të vogla (pirunë elektrikë, platforma ngritëse, mjetet dhe pajisjet e pastrimit, etj). Këto karikues janë të disponueshëm qoftë me variantin për t'u montuar në mur, qoftë me variantin për t'u montuar në mjet. Ato kanë një nivel të lartë fleksibiliteti. Këto karikues kënaqin edhe kërkesat e Direktivës ndërkombëtare mbi tensionin e ulët dhe Direktivën EMC 89/336 EEC. Karikuesit HOPPECKE trak | bloc charger nuk kanë nevojë për mirëmbajtje dhe janë të pajisur me kabëll furnizimi me prizë schuko. Gjithashtu ato disponojnë edhe një siguresë në dalje.