image181image066

grid | power V L

Bateritë HOPPECKE grid | power V L janë të prodhuara me teknologjinë plumb-acid. Ato janë të destinuara për përdorim stacioner. Këto bateri janë të ndërtuara nga pllaka tubolare pozitive të cilat janë të mbështjellura rreth e qark nga një veshje poliestre që mbron masën aktive dhe që garanton një rrezistencë shumë të lartë. Për këtë arsye Bateritë HOPPECKE grid | power V L janë ideale për përdorim në zonat me ngarkesa të mëdha të karkikimit dhe shkarkimit (si psh në aplikacionet solare) ose për zonat me kohë të gjatë pritje si psh në aplikacionet në telekomunikacion apo në sistemet e ndriçimit emergjent. Kontenitori prej plastike është shumë rezistent ndaj goditjeve dhe në të njëjtën kohë është edhe shumë transparent. Këto kontenitorë janë edhe rrezistent ndaj detergjentëve të zakonshëm. Falë transparencës së kontenitorit monitorimi i nivelit të elekrolitit është shumë komod. Përmasat e këtyre baterive, në përputhje me standartin DIN 40736 i bëjnë ato të përshtatshme për t'u instaluar në zonat e impianteve apo aparaturave ekzistente. Falë strukturës inovative të realizuar nga HOPPECKE gjatë prodhimit, këto bateri kanë një jetëgjatësi të madhe. Nëse këto bateri kombinohen edhe me kapuçët aquagen të HOPPECKE, atëherë periudha për rimbushjen me ujë të distiluar zgjatet në mënyrë të konsiderueshme. Falë këtyre komponentëve, mirëmbajtja e këtyre baterive reduktohet në maksimum. Eshtë kjo arsyeja që kostot operative të janë minimale.

 

KAPACITETI, DIMENSIONET DHE PESHA

 

SERIA OpzS

image252

image254

image256

 SERIA power.bloc OpzS    

image258

 

image260

 

image262

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.