image181image066

grid | power V H

Bateritë HOPPECKE grid | power V H janë të ndërtuara me teknologjinë plumb-acid, sipas një teknologjie inovative dhe janë të projektuara për përdorime stacionare. Veçantia e këtyra baterive qëndron tek struktura 3D e elektrodës e cila shfaq një përcjellshmëri të shkëlqyer elektrike. Këto bateri garantojnë një kapacitet të jashtëzakonshëm të energjisë, densitet maksimal të saj dhe një jetëgjatësi shumë të madhe. Fusha kryesore e aplikimit të këtyre baterive është në sistemet UPS. Megjithatë kjo bateri është e përshtatshme në mënyrë të jashtëzakonshme edhe për ndezjen e motorëve diesel. Përputhshmëria e përmasave të këtyre baterive me standartin DIN 40739 garanton një nivel maksimal të përshtatjes së tyre me ambientin ku vendosen, në rastet kur ato përdoren për të zëvendësuar bateri të tjera ekzistuese. Me anë të instalimit të këtyre baterive, për të njëjtën dhomë ekzistuese rritet ndjeshëm disponueshmeria e energjisë elektrike. Një karakteristikë tjetër e jashtëzakonshme e këtyre baterive me plumb-acid është edhe kontenitori i cili është shumë rrezistent ndaj goditjeve, shumë transparent dhe shumë rrezistent ndaj detergjenteve të zakonshëm. Kjo bën të lehtë edhe monitorimin e nivelit të elektrolitit. Konektorët HOPPECKE nuk ndryshken dhe shmangin mundësinë e qarkut të shkurtër gjatë instalimit. Nëse këto bateri kombinohen edhe me kapuçët aquagen të HOPPECKE, atëherë zgjatet ndjeshëm edhe periudha për rimbushjen me ujë të distiluar të baterive.

 

KAPACITETI, DIMENSIONET DHE PESHA

 

SERIA OSP.XC

image238

image240

SERIA OGi bloc

image242

image244

 

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.