Bateritë HOPPECKE grid | power VR X (FT) ndërtohen mbi bazën e përdorimit të piastrave në formën e rrjetës dhe të fibrave të xhamit (AGM) si ndarëse, në të cilat është fiksuar elektroliti. Falë teknologjisë AGM këto bateri janë ideale dhe ofrojnë një përdorim ekonomik optimal. Bateritë HOPPECKE grid | power VR X (FT) kombinojnë energjinë maksimale me përmasën minimale, ndaj dhe janë shumë të përdorshme në fushën e telekomunikacionit dhe të sistemeve të furnizimit me energji të pandërprerë (UPS). Të prodhuara me dimensione standarte ato mund të instalohen në bokse (rack) prej 23" . Çertifikimi UL94 V-0 i këtyre baterive garanton sigurinë maksimale edhe në kushtet më të vështira.
Kosto të ulët në blerje dhe kosto të ulëta operimi.
Aftësi për t'u karikuar shpejt.
Kërkesa të vogla për mirëmbajtje.
Besueshmëri operative optimale.
Instalim i thjeshtë.
Jetëgjatësi të madhe, deri në 12 vjet
Në sistemet e furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike (UPS).
Në qendrat e prodhimit të energjisë elektrike.
Në qendrat e kontrollit të impianteve dhe aparaturave industriale.
Në sistemet e ndriçimit emergjent.
Në telekomunikacion.
KAPACITETI, DIMENSIONET DHE PESHA
Misioni ynë
Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës.
Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.