Karikuesit HOPPECKE trak | basic FS gëzojnë avantazhin e rregullimit të proçesit të karikimit nga mikroproçesori FS. Në këto pajisje karikimi i baterive të prodhuara me teknologjinë acid-plumb (ku elektroliti është i lëngshëm) kontrollohet automatikisht. Karikuesit HOPPECKE trak | basic FS përshtatet automatikisht me thellësinë e nivelit të shkarkimit të baterisë ndaj dhe mund të përdoret për të karikuar bateri me kapacitete të ndryshme. Këto karikues aktivizohen dhe ç'aktivizohen në mënyrë inteligjente. Kriteri i ç'aktivizimit të tyre është i pavarur nga mosha e baterisë dhe nga kompania prodhuese. Në kontrast me karakteristikat e karikuesve standart, karakteristikat e Karikuesit HOPPECKE trak | basic FS janë zhvilluar në përshtatje me rekomandimet WSA të shoqatës gjermane të prodhuesve elektrik dhe elektronik (ZVEI). Falë ndërtimit të tyre, këto pajisje ofrojnë një zgjidhje optimale përsa i përket luhatjeve të tensionit të rrjetit gjatë proçesit të karikimit të baterive.