Linde Material Handling
EMC (Engineering Maintenance Center) është partner dhe përfaqësues zyrtar i Linde Material Handling GmbH për Shqipërinë dhe Kosovën. Nëpërmjet këtij partneriteti, ne ofrojmë një gamë të plotë zgjidhjesh për përpunimin e ngarkesave dhe logjistikën industriale, të ndërtuara mbi teknologji të avancuar, siguri të lartë dhe performancë të qëndrueshme.
Linde Material Handling është një nga liderët botërorë në fushën e mjeteve ngritëse dhe pajisjeve të logjistikës së brendshme, i njohur për inovacionin, ergonominë dhe besueshmërinë e produkteve të tij. EMC sjell këto standarde ndërkombëtare drejtpërdrejt te bizneset në rajon, të shoqëruara me mbështetje teknike të certifikuar.
Zgjidhje të plota për përpunimin e ngarkesave
Ne ofrojmë zgjidhje të integruara për të gjithë ciklin e logjistikës industriale, duke përfshirë:
- forklift elektrik, nafte dhe gazi
- transpaleta manuale dhe elektrike
- komisionues
- reach trucks dhe stacker
- pajisje për magazina dhe ambiente industriale
The Experts Behind The Process
Planning &
Design Product
Conduct a thoroug need effortless assessment the understand your current marketing.
Material Sourcing Production
Conduct a thoroug need effortless assessment the understand your current marketing.
Manufacturing & Assembly
Conduct a thoroug need effortless assessment the understand your current marketing.
Shërbime dhe produkte të tjera
-
01
Personalizim & aksesorë
EMC ofron personalizim të plotë të mjeteve Linde, duke i përshtatur ato sipas kërkesave specifike të operimit. Në bashkëpunim me partnerë të certifikuar, ofrojmë një gamë të gjerë aksesorësh.
-
02
Mjete të përdorura me garanci
Për klientët që kërkojnë një zgjidhje më ekonomike, EMC ofron mjete Linde të përdorura me garanci. Çdo mjet i përdorur i nënshtrohet një procesi rigoroz kontrolli dhe testimi sipas standardeve të Linde Material Handling.
-
03
Mjete me qira (Leasing operativ)
EMC ofron mjete Linde me qira, në formën e leasing operativ, për periudha afatshkurtra ose afatgjata.
-
04
Mirëmbajtje & shërbime teknike të certifikuara
EMC është e specializuar në mirëmbajtjen dhe riparimin e mjeteve Linde, duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare.
-
05
Pjesë këmbimi origjinale Linde
Ne ofrojmë pjesë këmbimi origjinale Linde, të cilat garantojnë performancë optimale dhe jetëgjatësi të pajisjeve. Përmes identifikimit të saktë me numrin serial të mjetit, EMC siguron furnizim të shpejtë dhe të saktë të pjesëve të nevojshme.
13
+Eksperiencë
Klientët që zgjedhin zgjidhjet Linde përmes EMC përfitojnë:
partneritet zyrtar dhe mbështetje të certifikuar zgjidhje të personalizuara sipas nevojës shërbime teknike profesionale reagim të shpejtë dhe suport afatgjatë
Become a Member