RRETH

Një histori e ndërtuar mbi partneritete afatgjata.

EMC

EMC është një kompani e specializuar në ofrimin e produkteve cilësore, shërbimeve të mirëmbajtjes dhe riparimit të mjeteve, makinerive dhe pajisjeve industriale në Shqipëri dhe Kosovë. Aktiviteti ynë mbështetet në partneritete zyrtare me markat ndërkombëtare: Linde Material Handling, Hansa-Flex, Hoppecke Batterien dhe TML Technik, duke garantuar standarde të larta cilësie dhe zgjidhje të certifikuara. Nëpërmjet këtyre partneriteteve, ne furnizojmë mjete ngritëse dhe pajisime magazinimi, sisteme hidraulike, bateri industriale dhe zgjidhje energjie, të shoqëruara me shërbime të plota mirëmbajtjeje, riparimi dhe asistencë teknike.

KUSH JEMI

Ne jemi EMC – një ekip inxhinierësh dhe specialistësh teknikë me përvojë të konsoliduar në fushën e industrisë. Që nga viti 2012, kemi ndërtuar një strukturë të fortë teknike dhe organizative, duke u pozicionuar si partner i besueshëm për kompani që kërkojnë siguri, efikasitet dhe profesionalizëm.

MISIONI YNË

Misioni ynë është të ofrojmë produkte, shërbime dhe asistencë teknike të cilësisë së lartë, në mënyrë transparente dhe të drejtë. Synojmë të sjellim një mentalitet të ri për mirëmbajtjen e aseteve industriale, duke siguruar raportin më të mirë çmim–cilësi.

NUK FURNIZOJMË THJESHT PRODUKTE. NDËRTOJMË ZGJIDHJE QË ZGJASIN.

Në EMC, çdo projekt fillon me kuptimin e nevojave specifike të klientit, proceseve dhe objektivave që synon të arrijë. Çdo biznes ka sfida, prioritete dhe objektiva të ndryshme. Për këtë arsye nuk besojmë në zgjidhje standarte.

Duke kombinuar ekspertizën teknike, shërbimin e dedikuar dhe teknologjitë e partnerëve tanë ndërkombëtarë, ne krijojmë zgjidhje të përshtatura për çdo industri dhe çdo aplikim. Nuk fokusohemi te ajo që kemi në stok, por te ajo që i nevojitet klientit për të operuar me efikasitet, siguri dhe vazhdimësi.

Sepse partneritetet afatgjata ndërtohen mbi zgjidhje, jo thjesht mbi produkte. Kjo është arsyeja pse klientët tanë na shohin jo vetëm si furnizues, por si partnerë të investuar në zhvillimin dhe performancën afatgjatë të biznesit të tyre.

Për ne, dorëzimi i një produkti nuk shënon fundin e një projekti, por fillimin e një partneriteti. Nga analiza fillestare dhe implementimi i zgjidhjes, deri te mirëmbajtja, optimizimi dhe mbështetja teknike afatgjatë, ne qëndrojmë pranë klientëve tanë në çdo hap.

Ne besojmë se marrëdhëniet më të forta ndërtohen kur objektivat janë të përbashkëta. Prandaj e masim suksesin tonë përmes suksesit të klientëve tanë.

MJETE LINDE: TË REJA & TË PËRDORURA

ZGJIDHJE HIDRAULIKE

TML TECHNIK

BATERI INDUSTRIALE

MJETE LINDE ME QIRA

SHËRBIME RIPARUESE & MIRËMBAJTJE

PJESË KËMBIMI ORIGJINALE LINDE