Transpaletat LINDE të serive T20 - T25 AP/SP ofrojnë kushte pune sipas përmasave të operatorit. Koncepti bazë i LINDE-s është fleksibiliteti. Në transpaletat e serisë AP operatori mund të ngrej lart platformën ose mund të ulë poshtë levën e timonit. Në këtë mënyrë transpaleta ndryshohet dhe kthehet në një modelin ku operohet si këmbësor. Kurse transpaletat e serisë SP kanë një platformë fikse, pra që nuk mund të ngrihet. Këto transpaleta kanë një kontrollues elektronik LINDE i cili bën të mundur që operatori të qëndroj në kënd të platformës për të patur fushëpamje sa më të madhe si përpara ashtu edhe mbrapa. Transpaletat e serive T20 - T25 AP/SP mund të ngrenë dhe të transportojnë ngarkesa maksimale nga 2000 kg deri në 2400 kg.

Transpaletat LINDE të serive T20 - T25 AP/SP ofrohen në modelin e mëposhtëm:

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë 
T20AP 2.0 (t) 125 (mm) 24 / 250 (V)/(Ah) 10 / 10 (km/h)
T20SP 2.0 (t) 125 (mm) 24 / 250 (V)/(Ah) 12 / 12 (km/h)
T25AP 2.5 (t) 125 (mm) 24 / 250 (V)/(Ah) 10 / 10 (km/h)
T25SP 2.5 (t) 125 (mm) 24 / 250 (V)/(Ah) 12 / 12 (km/h)

Aksesorët opsional

Rrotat me materiale të ndryshme

Transpaletat LINDE të serive T20 - T25 AP/SP mund të prodhohen me rrota të lëvizjes me materiale të ndryshme. Rrotat mund të prodhohen me material: polyurethane, gomë që nuk lë gjurmë gjatë lëvizjes si dhe me material për lëvizjet në ambientet me lagështirë. 

Suport mbajtës për baterinë 

Suporti i baterive mund të mbajë deri në 2 bateri. Kjo pajisje ndihmon në proçesin e ndërrimit të shpejtë të baterisë kur transpaleta përdoret për dy ose më shumë turne pune pa pushim.

Sistemet mbajtëse

Nëse gjatë proçedurave të punës operatorit i nevojitet të ketë me vete pajisje ndihmëse për punë (llampë dore, shënjues çmimesh, etj) atëherë kjo bëhet e mundur me anë të sistemeve mbajtëse

Pirunë me përmasa të ndryshme

Transpaletat e serisë T20 - T25 AP/SP  mund të prodhohen me pirunë me përmasa të ndryshme, përsa i përket gjatësisë dhe gjerësisë së tyre.

Mbrojtëse nga i ftohti

Transpaletat e këtij versioni mund të përdoren në ambientet ku temperatura shkon deri në -35ᵒC

Rrotat e ngarkesës

Rrulat e ngarkesës tek apo dopio ofrohen edhe prej polyurethane. Kur rrulat e ngarkesës janë të prodhuar me polyurethane, lëvizja është e qetë dhe nuk lë gjurmë në dyshemetë me ngjyrë të hapur. Keto rrula janë të fortë dhe kanë aftësi shumë të mira në kthim.

Përdorim i personalizuar

Me anë të këtyre pajisjeve mund të identifikohet operatori përdorues. Transpaleta nuk ndizet dhe nuk funksionon nëse operatori i autorizuar nuk digiton një kod PIN ose nuk përdor një kartë RFID që i identifikon ata.