Transpaletat LINDE të serive T16, T18 dhe T20 kanë një ndërtim veçanërisht të fortë. Leva e timonit dhe mbulesa e motorit elektrik janë të prodhuara me materiale të përforcuara me fibra xhami. Në këtë mënyrë ato mund të shërbejnë për një kohë të gjatë në mënyrë të vazhdueshme dhe të besueshme. Shasia e ulët e këtyre transpaletave ofron një siguri të madhe në punë. Meqenëse leva e timonit është montuar në një pikë shumë të ulët operatori është në një distancë të sigurtë prej transpaletës. Transpaletat LINDE të serive T16, T18 dhe T20 kanë një sistem frenimi elektrik shumë efikas. Këto pajisje kanë një nisje shumë të shpejtë falë motorit elektrik tre-fazor që disponojnë. Transpaletat LINDE të serive T16, T18 dhe T20 mund të ngrenë dhe të transportojnë ngarkesa me peshë nga 1600 kg deri në 2000 kg.

Transpaletat LINDE të serive T16, T18 dhe T20 ofrohen në modelet e mëposhtëme: 

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë 
T16 1.6 (t) 125 (mm) 24 / 150 (V)/(Ah) 6 / 6 (km/h)
T18 1.8 (t) 125 (mm) 24 / 250 (V)/(Ah) 6 / 6 (km/h)
T20 2.0 (t) 125 (mm) 24 / 375 (V)/(Ah) 6 / 6 (km/h)

Aksesorët opsional

Sinjal akustik

Sinjali akustik opsional dëgjohet në një mënyrë të ndryshme nga boritë standarte. Kjo për ambientet ku zhurma është më e madhe se normalisht.

Amortizimi

Amortizimi opsional i rrotave drejtuese mund të thithë goditjet ose lëkundjet gjatë lëvizjes.

Karikuesi i baterisë i integruar

Karikuesi opsional, i integruar i baterisë rrit fleksibilitetin e përdorimit të mjetit. Me anë të këtyre karikuesve, transpaletat janë shumë më efektive.

Butoni STOP i emergjencës

Nëse operatori shtyp butonin STOP, transpaleta ndalon menjëherë. Kjo bën të mundur mbrojtjen nga rreziqet në punë apo nga dëmtimet gjatë punës.