Transpaletat LINDE të serisë M10 X dhe M10 XE përveç transportimit të ngarkesave në distanca të shkurtra mund t'i ngrenë ato deri në lartësinë 800 mm. Kjo arrihet me antë të mekanizmit "gërshërë". Për këtë arsye këto transpaleta kanë gjetur përdorim të gjerë tek drejtuesit e kamionëve që transportojnë mallra të ndryshme. LINDE ofron dy versione të këtyre transpaletave. Në modelin M10 XE ngritja realizohet me anë të një motori elektrik. Kështu operatorit nuk i nevojitet të përdorë ndonjë forcë të madhe për të realizuar ngritjen e ngarkesave. Në modelet M10 X, operatori e realizon ngritjen e ngarkesës me anë të përkuljes së dorezës, ashtu siç edhe veprohet në transpaletat tradicionale. Drejtimi i lëvizjes mund të ndryshohet duke përdorur një levë të vetme e cila është e montuar tek doreza. Të dy modelet kanë një shasi shumë rezistente dhe pirunë të përforcuar. Transpaletat LINDE të serisë M10 X/XE mund të ngrenë dhe transportojnë ngarkesa me peshë deri në 1000 kg.

Transpaletat LINDE të serisë M10 X dhe M10 XE ofrohen në modelet e mëposhtëme:

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes
M10X 1.0 (t) 715 (mm)
M10XE 1.0 (t) 715 (mm)

Versionet me piruna të ndryshëm

Transpaletat LINDE të serisë M10 X dhe M10 XE mund të ofrohen edhe me pirunë më të gjerë (me përmasë 680 x 1150 mm).

Rrotat

Transpaletat LINDE të serisë M10 X dhe M10 XE mund të ofrohen edhe me rrota të prodhuara me material polyurethane. Ky material është i qetë në lëvizje, me fortësi të lartë dhe me cilësi shumë të mira përsa i përket rrotullueshmërisë. Gjithashtu për këto modele mund të ofrohen edhe transpaleta me një rrotë drejtuese.