Trans-Stivuesit e paletave LINDE, të serisë L14 - L20, bëjnë të mundur përpunimin e ngarkesave të ndryshme me peshë deri në 2000 kg, në mënyrë efektive. Falë motorit potent tre-fazor me fuqi 2.3 kW këto mjete janë shumë të manovrueshëm edhe kur ngarkesa ka peshë të madhe. Këto mjete janë të përshtatshëm sidomos në përpunimin e ngarkesave në hapësira të ngushta si dhe kur mallrat lëvizen lart e poshtë me anë të ashensorëve të shërbimit. Ekziston në opsion edhe mundësia e ngritjes iniciale e cila garanton një nivel me të lartë sigurie gjatë lëvizjes së ngarkesave. Me anë të këtyre mjeteve mund të transportohen ngarkesa deri në 2000 kg edhe në rampat e pjerrëta apo në terrene ku siëprfaqja nuk është e rregullt. Kontrolli fin i këtyre mjeteve që garantohet nga sistemi OptiLift bën të mundur realizimin e manovrave preçize.

Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serisë L14 - L20 ofrohen në modelet e mëposhtëme.

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë 
L14 1.4 (t) 2844 (mm) 24 / 250 (Li-ION 205/410 Ah) (V)/(Ah) 6 / 6 (km/h)
L16 1.6 (t) 2844 (mm) 24 / 250 (Li-ION 205/410 Ah) (V)/(Ah) 6 / 6 (km/h)
L20 2.0 (t) 2684 (mm) 24 / 375 (V)/(Ah) 6 / 6 (km/h)

 Aksesorët opsional

Ngritja iniciale

Ngitja iniciale është proçesi i ngritjes pak nga toka e pirunëve të mjetit, me anë të një komande të veçantë, për të garantuar që mjeti të lëvizë edhe në terrene jo tërësisht të sheshta. Kur aktivizohet ngritja iniciale, ngrihen veteëm pirunët e suportit.

Mbrojtja nga temperatura e ulët

Nëse mjetet do të përdoren në ambiente të ftohta ose dhe në ambiente frigoriferike, atëhere LINDE ofron opsionin e mbrojtjes nga temperatura e ulët, për deri në -35ᵒC.

Telajot për mbështetjen e ngarkesave

Telajot për mbështetjen e ngarkesave garantojnë stabilitetin e ngarkesës kur ajo ngrihet lart për t'u stivuar në rafte.

Amplifikimi i shpejtësisë së ngritjes së ngarkesës

Nëse kërkohet një shpejtësi më e madhe në ngritjen e ngarkesave gjatë stivimit të mallrave në raftet përkatëse mund të shtohet opsioni i amplifikimit të shpejtësisë së ngritjes. Në këtë rast shpejtësia e ngritjes së mallit rritet me 40%.

Ndërrimi anësor i baterisë

Për përdorimin me më shumë se 1 turn të mjetit, në mënyrë të vazhdueshme, nevojitet një bateri rezervë. Ndërrimi i baterisë në këtë opsion bëhet shpejt dhe thjeshtë sepse bateria qëndron mbi disa rrula ndaj dhe rrëshqet menjëherë jashtë nga sporteli anësor. 

Lartësi fleksibël e kollonës ngritëse

Për të menaxhuar operacione të ndryshme, klienti mund të përzgjedh kollonë standarte, kollonë dublex ose kollonë tripleks. 

Rrotat e ngarkesës, dopio

Nëse terreni i lëvizjes së ketyre mjeteve nuk është i rregullt atëherë rekomandohet të montohen rrota dopio në anën e ngarkesës. Këto rrota janë të përshtatshme edhe kur mjeti transporton mallra në distanca të mëdha ose në rastet kur kushtet e punëj janë ekstreme.