Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serisë L14 – L16 R mund të arrijnë lartësi pune deri në 5316 mm. Falë ngritjes iniciale dhe strukturës mbrojtëse nga lart, këto mjete janë të përshtatshme edhe për ngarkimin dhe shkarkimin e kamionëve nëpërmjet rampave apo dhe normalisht. Me një gjerësi prej 820 mm këto mjete janë të manovrueshme dhe komode. Falë pozicionit të ngritur të sediljes dhe këndit të drejtë me drejtimin e lëvizjes, operatori i mjetit ka një fushëpamje më të madhe dhe një kontroll më të madh gjatë lëvizjes para, gjatë lëvizjes mbarapa dhe gjatë uljes apo ngritjes së ngarkesës. Këto mjete janë të pajisur me një motor elektrik me fuqi 3 kW dhe arrijnë shpejtësinë e lëvizjes deri në 10 km/orë. Gjithashtu janë të pajisur edhe me një modalitet ECO me anë të të cilit mund të zvogëlojnë konsumin e energjisë deri në 12%.

Aksesorët opsional

Sedilje prej lëkure dhe me ngrohje

Sedilja e operatorit prej lëkure që mund të pozicionohet sipas dëshirës së tij. Sistemi i ngrohjes së sediljes rrit konfortin e operatorit sidomos në ambiente ku temperatura e ambientit është e ulët.

Lartësi fleksibël e kollonës ngritëse

Për të menaxhuar operacione të ndryshme, klienti mund të përzgjedh kollonë standarte, kollonë dublex ose kollonë tripleks. 

Menaxhimi i avancuar i ngarkesave me anë të sistemit LINDE

Sistemi i menaxhimit të avancuar i ngarkesave i prodhuar nga LINDE llogarit lartësinë maksimale të mundshme të ngritjes dhe peshën maksimale që mund të ngrejë mjeti, në kohë reale. Me anë të këtij sistemi rritet siguria dhe produktiviteti në punë. 

Bateri e prodhuar me teknologjinë Li-ION

Falë teknologjisë inovative Li-ION të LINDE, bateritë e këtyre mjeteve mund të karikohen në temperaturën e ambientit për vetëm 1.1 orë. 

Ndërrimi anësor i baterisë

Për përdorimin me më shumë se 1 turn të mjetit, në mënyrë të vazhdueshme, nevojitet një bateri rezervë (kur bateritë janë me acid). Ndërrimi i baterisë në këtë opsion bëhet shpejt dhe thjeshtë sepse bateria qëndron mbi disa rrula ndaj dhe rrëshqet menjëherë jashtë nga sporteli anësor.