Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serisë L10 - L12 AS ngrenë me shpejtësi dhe në mënyrë fleksibël paletat me bazë të mbyllur dhe tipe të ndryshme kontenierësh të vegjël edhe në korridoret e ngushta. Për këtë arsye këto mjete kanë një rreze kthimi të vogël. Distanca midis këmbëve mbështetëse mund të rregullohet në mënyrë flesibël. Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serisë L10 - L12 AS përshpejtojnë lëvizjen lirshëm falë motorit tre-fazor që ato disponojnë. Një funksion SafetySpeed (shpejtësi e sigurtë) rregullon automatikisht shpejtësinë në varësi të këndit të përkuljes së levës së timonit. Këto mjete ngenë, transportojnë dhe stivojnë ngarkesa me peshë deri në 1200.

Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serisë L10 - L12 AS ofrohen në modelet e mëposhtëme.  

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë 
L10AS 140x50 1.0 (t) 2424 (mm) 24 / 250 (V)/(Ah) 5.9 / 6 (km/h)
L10AS 75x70 1.0 (t) 2424 (mm) 24 / 225 (V)/(Ah) 5.9 / 6 (km/h)
L12AS 140x50 1.2 (t) 2424 (mm) 24 / 250 (V)/(Ah) 5.8 / 6 (km/h)
L12AS 75x70 1.2 (t) 2424 (mm) 24 / 225 (V)/(Ah) 5.8 / 6 (km/h)

Aksesorët opsional

Rrota drejtuese të prodhuara me materiale të ndryshme

LINDE ofron rrota drejtuese të prodhuara me materiale të ndryshme, në varësi të kushteve të punës së klientit. Rrotat drejtuese mund të ofrohen prej materiali polyurethane që nuk lenë gjurmë në dyshemetë me ngjyra të çelëta ose dhe që janë të përshtatshme për në ambientet me shumë lagështirë. 

Rrotat e ngarkesës, dopio

Për këto mjete ofrohen edhe rrota të ngarkesës, dopio, të prodhuara me material polyurethane.

Mbrojtja nga temperatura e ulët

Nëse mjetet do të përdoren në ambiente të ftohta ose dhe në ambiente frigoriferike, atëhere LINDE ofron opsionin e mbrojtjes nga temperatura e ulët, për deri në -35ᵒC.