Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serisë L10 - L12 janë mjete të përshtatshme për të ndritur, transportuar dhe stivuar mallrat e vendosura mbi palet. Struktura fine e tyre bën të mundur përdorimin edhe në hapësira të ngushta. Operatori i mjetit ka komoditet në drejtimi e tij për faktin se qendra e timonit drejtues është në pjesën e poshtëme sepse kjo i garanton atij siguri më të madhe. Këto mjete kanë edhe një funksion të shpejtësisë së rrëshqitjes që shërben për të kryer manovra të ngadalta në hapësirat e ngushta. Të gjitha komandat e mjetit janë të instaluara në kokën e timonit drejtues të mjetit. Ndaj për drejtimin dhe manovrimin e këtyre mjeteve nuk kërkohet sforco fizike. Me trans-stivuesit e serisë L 10- L12 mund të ngrihen, transportohen dhe mund të stivohen ngarkesa me peshë deri në 1000 kg dhe 1200 kg.

Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serisë L10 - L12 ofrohen në modelet e mëposhtëme.

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë 
L10 1.0 (t) 2924 (mm) 24 / 180 (V)/(Ah) 6 / 6 (km/h)
L10 ION 1.0 (t) 2924 (mm) 24 / 82 (V)/(Ah) 6 / 6 (km/h)
L10B 1.0 (t) 1912 (mm) 24 / 180 (V)/(Ah) 6 / 6 (km/h)
L10B ION 1.0 (t) 1912 (mm) 24 / 82 (V)/(Ah) 6 / 6 (km/h)
L12 1.2 (t) 2924 (mm) 24 / 180 (V)/(Ah) 6 / 6 (km/h)
L12 ION 1.2 (t) 2924 (mm) 24 / 82 (V)/(Ah) 6 / 6 (km/h)
L12i 1.2 (t) 2424 (mm) 24 / 225 (V)/(Ah) 6 / 6 (km/h)

 Aksesorët opsional

Rrota drejtuese të prodhuara me materiale të ndryshme

LINDE ofron rrota drejtuese të prodhuara me materiale të ndryshme, në varësi të kushteve të punës së klientit. Rrotat drejtuese mund të ofrohen të profilizuara dhe me material gome elastike. Gjithashtu ato mund të ofrohen prej materiali polyurethane që nuk le gjurmë në dyshemetë me ngjyra të çelëta ose dhe që janë të përshtatshme për në ambientet me shumë lagështirë. 

Rrotat e ngarkesës të prodhuara me materiale të ndryshme

Edhe rrotat e ngarkesës ofrohen nga LINDE me opsione të ndryshme. Ato janë për rastet kur mjeti është i destinuar të kryej punë të rëndë dhe përdorim intensiv në ambientet ku terreni i punës është me sipërfaqe të parregullt. Gjithashtu këto rrota duhet të përzgjidhen edhe në rastet kur mjeti transporton ngarkesa në distanca të mëdha dhe kur temperaturat e punës janë ekstreme. 

Sistem automatik për shtimin e ujit të distiluar në bateritë me acid

Me anë të sistemit të quajtur Aquamatics shtimi i ujit të distiluar në bateritë me acid është i shpejtë dhe i thjeshtë.

Karikues i baterisë me frekuencë të lartë 

Karikuesi i baterisë me frekuencë të lartë e realizon proçesin e karikimit të baterisë më shpejt se karikuesit standart. Këto karikues janë gjithashtu edhe 4 deri në 5 herë më të lehtë se karikuesit e zakonshëm. Nga ana tjetër këto karikues garantojnë edhe një jetëgjatësi më të madhe të baterisë për faktin se ato nuk krijojnë nxehtësi gjatë proçesit të karikimit. 

Karikues i baterisë i integruar në mjet

Nëse mjeti ka të integruar edhe karikuesin e baterisë, atëherë proçesi i karikimit bëhet më i thjeshtë dhe nuk kërkon një hapësirë të veçantë në ambientet e punës. 

Mbrojtja nga temperatura e ulët

Nëse mjetet do të përdoren në ambiente të ftohta ose dhe në ambiente frigoriferike, atëhere LINDE ofron opsionin e mbrojtjes nga temperatura e ulët, për deri në -35ᵒC

Telajot për mbështetjen e ngarkesave

Telajot për mbështetjen e ngarkesave garantojnë stabilitetin e ngarkesës kur ajo ngrihet lart për t'u stivuar në rafte.

Butoni i shpejtësisë së rrëshqitjes

Në modelet L10 LINDE ofron edhe opsionin e shpejtësisë së rrëshqitjes që do të thotë një shpejtësi e ulët për kryerjen e manovrave në hapësira të ngushta. Kjo realizohet duke shtypur butonin përkatës dhe duke mbajtur timonin në pozicionin vertikal.

Shpejtësi proporcionale 

Në modelet L10 LINDE ofron edhe opsionin e shpejtësisë proporcionale. Kjo do të thotë që në varësi të këndit të përkuljes së timonit drejtues përzgjidhet edhe shpejtësia e mjetit. Pra nëse kënd i përkuljes së timonit është i vogël atëherë edhe shpejtësia e lëvizjes është e vogël. Nëse këndi i përkuljes së timonit është i madh atëherë edhe shpejtësia e lëvizje së mjetit është e madhe.