Order Pickers (mjet për formimin e porosisë) LINDE të serisë N20 C LX janë mjete me pirunë që ngrihen me mekanizëm në formë gërshëre. Ato janë të afta të ngrenë dhe të transportojnë materiale të vendosura mbi paleta apo mbi kontenierë të posaçëm mallra me peshë deri në 2000 kg. Gjatë punës për formimin e ngarkesave operatori i ngre pirunët në lartësin e trupit me qëllim që ta ngarkojë apo t'a shkarkojë mjetin pa patur nevojë të përkulet në mënyrë të vazhdueshme. Në këtë mënyrë operatori shkon në çdo vend të magazinës për të ngarkuar në mjet të gjitha mallrat që janë të evidentuara tek lista e porosisë pa u lodhur dhe pa patur dëmtime të shtyllës kurrizore. Në këto mjete mund të vendoset edhe opsioni i ngritjes së platformës së operatorit, me qëllim që ai të mund të arrij të marrë ato mallra që janë të stivuara në katet e larta të rafteve të magazinës. Nga ana tjetër tek këto mjete i është kushtuar vëmendje e veçantë kompartimentit të punës së operatorit, me qëllim që sforcot fizike të jenë sa me të vogla dhe rendimenti në punë të jetë sa më i madh.

Aksesorët opsional

Platformë për ngritjen në lartësi të operatorit të mjetit

Platforma e operatorit mund të ndrihet për të bërë të mundur kapjen e mallrave në katin e parë dhe të dytë të rafteve të magazinës (deri në 2.8 m lartësi).

Menaxhimi i flotës së mjeteve të përpunimit të ngarkesave

Nga kush operohet mjeti, si përdoret ai? Çfarë aspekti kanë të dhënat e operimit të sejcilit mjet që përpunon ngarkesat? Duke përdorur një kombinim të software dhe hardware, sistemi i menaxhimit të flotës së mjeteve që LINDE instalon, ju garanton përgjigjen e pyetjeve të mësipërme.

Llampa ndriçuese LED përpara mjetit

Për nriçimin e ambientit përpara, në drejtimin e lëvizjes montohen dy drita LED të cilat janë të mbrojtura nga uji dhe nga pluhurat.

Opsione të tjera

Për më shumë informacion komunikoni me EMC shpk e cila ju njeh me mjetin në mënyrë shumë më të detajuar.