Order Pickers (mjet për formimin e porosisë) LINDE të serisë N20 B, N20 - 25 and N20 - 25 HP bëjnë të mundur një proçes të formimit të porosisë shumë efiçent falë arkitekturës së tyre. Bateria është e pozicionuar midis kompartimentit të operatorit dhe pirunëve ngritës të ngarkesës. Pirunët janë të gjatë 2.4 metra ndaj dhe është shumë komode të transportosh mallra me peshë deri në 2500 kg. Pozicioni i platformës së operatorit i garanton atij një fushëpamje të plotë të të gjithë ambientit të magazinës. Duke përdorur motor tre-fazor me fuqi 3 kW, këto mjete janë të afta të lëvizin me shpejtësi deri në 14 km/orë gjë që bën të mundur lëvizjen e ngarkesave me peshë të konsiderueshme në distanca të gjata për një kohë të shkurtër. Volanti i rregullueshëm i lejon operatorit të përzgjedhë sipas përmasës së tij të gjitha komandat e mjetit, ndërkohë që nuk e pengon aspak gjatë lëvizjes për të dalë nga mjeti gjatë kohës së marrjes së mallrave nga raftet e magazinës. Rrezja e vogël e kthimit i bën këto mjete të shkathta në menaxhimin e tyre si dhe të afta për të lëvizur edhe në hapësira të ngushta. Platforma e amortizuar mbi të cilën qëndron operatori kompenson vibrimet gjatë lëvizjes.

Aksesorët opsional

Menaxhimi i flotës së mjeteve të përpunimit të ngarkesave

Nga kush operohet mjeti, si përdoret ai? Çfarë aspekti kanë të dhënat e operimit të sejcilit mjet që përpunon ngarkesat? Duke përdorur një kombinim të software dhe hardware, sistemi i menaxhimit të flotës së mjeteve që LINDE instalon, ju garanton përgjigjen e pyetjeve të mësipërme.

Llampa ndriçuese LED përpara mjetit

Për nriçimin e ambientit përpara, në drejtimin e lëvizjes montohen dy drita LED të cilat janë të mbrojtura nga uji dhe nga pluhurat.

Opsione të tjera

Për më shumë informacion komunikoni me EMC shpk e cila ju njeh me mjetin në mënyrë shumë më të detajuar.