Order Pickers (mjet për formimin e porosisë) LINDE të serisë N20 - N25 C janë mjete të përdorimit universal në një magazinë falë aftësisë për ngritjen e peshave të rënda dhe karakteristikave dinamike të drejtimit gjatë drejtimit të tyre. Pirunët e gjatë bëjnë të mundur kapjen e tre paletave njëherësh kur pesha e tyre nuk i kalon 2000 ose 2500 kg. Ndërtimi klasik i këtyre mjeteve të lejon të kesh fushëpamje në 360ᵒ ndaj dhe është e mundur të bëhen manovra fleksibël edhe në magazinat me hapësira të ngushta pune. Me ndihmën e motorit tre-fazor me fuqi 3 kW, operatori mund të arrijë shpejtësinë e lëvizjes deri në 14 km/orë. Siguria maksimale garantohet nga fortësia e mjetit dhe nga rregullimi automatik i shpejtësisë së lëvizjes. Rëndësi të veçantë i kushtohet komoditetit të operatorit dhe organizimit të ambientit të tij me qëllim arritjen e rendimentit maksimal në punë.

Order Pickers (mjet për formimin e porosisë) LINDE të serisë N20 - N25 C ofrohen në modelet e mëposhtëme:

Modeli Kapaciteti ngritës Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) Rrezja e kthimit të mjetit Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë
N20 C 2.0 (t) 24 / 420/465 (V)/(Ah) 2786 / 2893 (mm) 9 / 12 (10/14) (km/h)
N20 C B 2.0 (t) 24 / 420/465 (V)/(Ah) 2786 / 2893 (mm) 8 / 10 (km/h)
N25 C 2.5 (t) 24 / 420/465 (V)/(Ah) 2786 / 2893 (mm) 9 / 12 (14/14) (km/h)
N25 C HP 2.5 (t) 24 / 420/465 (V)/(Ah) 2786 / 2893 (mm) 11 / 14 (km/h)

 Aksesorët opsional

Platformë për ngritjen në lartësi të operatorit të mjetit

Platforma e operatorit mund të ndrihet për të bërë të mundur kapjen e mallrave në katin e parë dhe të dytë të rafteve të magazinës (deri në 2.8 m lartësi)

Menaxhimi i flotës së mjeteve të përpunimit të ngarkesave

Nga kush operohet mjeti, si përdoret ai? Çfarë aspekti kanë të dhënat e operimit të sejcilit mjet që përpunon ngarkesat? Duke përdorur një kombinim të software dhe hardware, sistemi i menaxhimit të flotës së mjeteve që LINDE instalon, ju garanton përgjigjen e pyetjeve të mësipërme.

Llampa ndriçuese LED përpara mjetit

Për nriçimin e ambientit përpara, në drejtimin e lëvizjes montohen dy drita LED të cilat janë të mbrojtura nga uji dhe nga pluhurat.

Opsione të tjera

Për më shumë informacion komunikoni me EMC shpk e cila ju njeh me mjetin në mënyrë shumë më të detajuar.